Malcom, Denis Saurez, Umtiti, Samper dhe disa tjerë janë lënë jashtë skuadrës së Barcelonës për ndeshje kundër Athletic Bilbao

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka lënë jashtë skuadrës: Malcom, Denis Suarez, Sergi Samper, Carles Alena dhe Samuel Umtiti për ndeshjen e vikendit Athletic Club.

Mbrojtësi francez është ende duke vuajtur nga lëndimi në gjurin e tij të majtë dhe nuk është ende gati për t’u paraqitur në këtë përballje.

Blaugrana do të jenë gati për t’u kthyer pas dështimit befasues në mesjavë kundër Leganes, pavarësisht se kaluan të parët në epërsi me golin e Philippe Coutinho.

Kjo është skuadra e plotë e ftuar nga Valverde: Ter Stegen, Cillessen, Semedo, Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Vermaelen, Alba, Busquets, Rakitic, Coutinho, Arthur, Arturo Vidal, Rafinha, Messi, Luis Suarez, Dembele, Munir.