Nëse nuk ndërmerren masa urgjente, vëllimi i mbeturinave në botë do të rritet për 70 për qind deri në vitin 2050 dhe do të arrijë 3,4 miliardë tonë, ceket në raportin më të ri të Bankës botërore.

“Keqmenaxhimi me mbeturinat i shkakton dëm shëndetit të njeriut dhe mjedisit jetësor, që vetëm i shtohet problemeve me klimën”, deklaroi Lora Tak, nënkryetare e Bankës botërore, e angazhuar për zhvillim të qëndrueshëm.

Edhe pse vendet e pasura paraqesin vetëm 16 për qind të popullatës botërore, ato prodhojnë më shumë se një të tretën  (34 për qind) të mbeturinave të planetit. Azia lidnore dhe rajoni i Oqeanit paqësor janë përgjegjës për pothuajse një të katërtën (23 për qind) të tërë mbeturinave. Pritet që Afrika subsahariane ta trefishojë vëllimin, ndërsa Azia jugore t’i dyfishojë mbeturinat që prodhon deri në vitin 2050.

Banka botërore rekomandon të sigurohet ndihmë financiare nag vendet të cilat kanë nevojëp më të madhe për të zhvilluar sisteme për menaxhim me mbeturinat, si dhe të mbështeten iniciativat për ulje të përdorimit të plastikës dhe për kufizim të mbetjeve nga ushqimet.

Prej vitit 2000, Banka botërore investoi mbi 4,7 miliardë dollarë në programet për menaxhim me mbeturinat në mbarë botën