Ish mesfushori i Chelsea dhe Gjermanisë, Michael Ballack ka shkëlqyer gjatë defilimit në tepihun e gjelbër më gruan e tij në krah.

Ai ka folur edhe për favoritët për ta fituar çmimin “Lojtari më i mirë i FIFA për 2018”.

“Gjithmonë është vështirë që të zgjedhësh. Por me pëlqen Modriz dhe zhvillimi i tij për këto vite, kështu që nuk do të isha i befasuar nëse ai do ta fiton”, ka thënë Ballack.

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah dhe Luka Modric janë në garë për më të mirin e botës në këtë sport, për vitin e kaluar.