Partia “Maqedonia e vetme” është shprehur shumë e befasuar për sic thonë, paditurinë që Sekretari amerikan i Shtetit James Matisse ka treguar për situatën në Maqedoni , tani që vendi është në prag të referendumit më 30 shtator.

Ata pyesin se për cilin ndikim rus dhe për cilat para ruse flitet nga Matis kur,sipas tyre , 27 vjet me rradhë Maqedonia është peng i ndikimit shkatërrues të vendeve të NATO-s dhe parave të forta në qindra miliona euro nga CIA-n dhe “Soros”.

“Maqedonia e vetme” brengoset për situatën e pakëndshme në të cilën do të gjendet Matis, sepse së shpejti do të pranohet realiteti që populli maqedonas nuk dëshiron të vetë-shkatërrohet dhe të fshihet nga harta e kombeve. James, kërkoj falje, por është morale, pranojeni realitetin që populli maqedonas do të fitojë këtë herë, që do të thotë se populli maqedonas dëshiron të mbetet i vetmi dhe prandaj referendumi nuk do të ketë sukses, njerëzit do të bojkotojnë dhe nuk do të votojnë ” thuhet në reagimin e Bacevit I cili vazhdon të këmbëngulë se shumica e qytetarëve nuk duan anëtarësimin në NATO, nuk duan të ndryshojnë emrin, identitetin, historinë dhe traditën.