Para pak javësh Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i kishte premtuar këngëtares Leonora Jakupi, rivarrimin e eshtrave të babait të saj në vendlindje.
Eshtrat e babait të Leonora Jakupit, Qazim Jakupit dhe kolonelit Ahmet Krasniqi, me nderime të larta shtetërorë hynë në Republikën e Kosovës gjatë të enjtes, shkruan lajmi net.

Dhe tani këngëtarja nga Drenica me anë të një postimi të publikuar në Instagram falënderon Presidentin e Kosovës për dekorimin e babait të saj si ‘Hero i Kosovës’.

“Rruga per LIRI nuk ishte aspak e lehte, ishte plote dhembje e sakrifice. Vetem ata qe dje sakrifikuan dhe ishin te gatshem te vdesin per LIRI dijne te nderojne e vlersojne deshmoret e Kombit!Faleminderit President i Republikes se Kosovës z. Hashim Thaçi qe ne nje dite plote dhembje, emocion e krenari Ju dekoruat me urdherin “Hero i Kosovës”, babin tim deshmorin Qazim Jakupi. Ne emrin e Familjes Jakupi dhe ne emrin tim personal ju falenderojme Ju dhe te gjitha institucionet shtetrore per rivarrimin me ceremoni shtetrore te me te dashurit tone!Tani me Heroi i Kosoves, babi im perjetesisht do te pushoj i qete ne dheun e Kosoves”, shkruan ajo.