Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale do të  ngrejë procedura për shkelje kundër TV1 dhe TV Sonce për shkelje të konstatuara në reklamimin e referendumit në periudhën prej 15 deri më 20 shtator të këtij viti.

“ASHMAA ka konstatuar se dy transmetues të cilët janë lëndë e mbikëqyrjes për mënyrën e mbulimit të referendumit nuk e kanë harmonizuar transmetimin e propagandës publike me pagesë me Udhëzimin për paraqitje mediatike gjatë referendumit. 1TV nuk e ka respektuar kohën e lejuar për transmetimin e mesazheve reklamuese “PRO” referendumit, ndërsa TV Sonce, mesazhet reklamuese për “BOJKOT” të referendumit, në kundërshtim me rregullat, i ka transmetuar në disa edicione në programe të veçanta informative. Kundër dy transmetuesve, Agjencia do të ngrejë procedura për shkelje  të konstatuara në periudhën prej 15 deri në 20 shtator të vitit 2018″, njoftoi ASHMAA.

Përveç këtyre, thuhet në njoftim, verifikim i respektimit të rregullave për transmetimin e propagandës publike me pagesë në këtë periudhë, tregon se tek disa transmetues, më 20 shtator të vitit 2018, ka përjashtime në pikëpamje të limiteve për transmetimin e mesazheve reklamuese “PRO” referendumit.

“Nëse të dhënat e ditëve vijuese tregojnë se nuk bëhet fjalë për gabime të paqëllimshme edhe për këta transmetues do të pasojnë masa në pajtim me rregullativën”, theksojnë nga ASHMAA.