Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale në kuadër të monitorimit të prezantim mediatik gjatë referendumit tek shumë radiodifuzerë konstatoi disa shkelje të rregullave për emetimin e propagandës së paguar publike.

“Nuk respektohet koha e lejuar për emetimin e porosive reklamuese ‘PËR’ referendumin, reklama të tilla emetohen edhe në programe në të cilat kjo nuk është e lejuar, në këtë rast në programe të veçanta informatike dhe reklamimi lidhur me referendumin nuk është i shënuar dhe nuk është qartë i ndarë nga reklamat tjera të radiodifuzerëve”, thekson Agjencia.

ASHMAA përkujton se në pajtim me Udhëzimin për prezantim mediatik gjatë reklamimit të referendumit “PËR” referendumin mund të zgjasin të paktën 4 minuta e 30 sekonda në çdo orë reale të programit emetues dhe e njëjta vlen edhe për porositë reklamuese “Kundër”, gjegjësisht për “Bojkot” të referendumit.

Kohëzgjatja e përgjithshme e të gjitha porosive reklamuese lidhur me referendumin mund të zgjatë 9 minuta në çdo orë reale të programin emetues.

Orari i rregullt për emetimin e reklamave prej 12 minutave nuk guxon të shfrytëzohet për emetimin e propagandës së paguar politike e cila megjithatë duhet të jetë qartë e ndarë nga reklamat tjera, shton ASHMAA.

Propaganda e paguar politike nuk guxon të emetohet në lajme, programe të veçanta informative, gjatë transmetimeve direkte nga ngjarjet fetare, sportive, kulturore, argëtuese dhe të tjera, si dhe në dhe rreth programeve për fëmijë dhe të rinj, shton Agjencia.

ASHMAA apelon deri te të gjithë radiodifuzerët menjëherë ta harmonizojnë emetimin e propagandës së paguar publike me Udhëzimin dhe informon se për të gjitha shkeljet e konstatuara, në ditët në vijim do të shqiptohen masa adekuate.

Loading...