Përfaqësuesit e “Qendra për fëmijë në Strugë”, që ushtrojnë preh vitesh aktivitetet kulturore në pallatin e Kulturës në Strugë, vazhdimisht shprehin shqetësimet e tyre ndaj këtij institucioni kulturor ku sipas tyre shqiptarët ndjehen të diskriminuar prej vitesh nga shumë drejtorë maqedonas që kanë udhëhequr Pallatin e Kulturës dhe se e kanë bërë pronë të tyre, shkruan Struga Ekspres.

Ky reagim i ështê drejtuar pikërisht ministrit shqiptar të Kulturës, Asaf Ademit. Por pas kësaj i menjëhershëm ka qenë reagimi i këtij shqetësimi nga Asaf Ademi.

Ja postimi i plotë i kësaj qendre:

“Deri kur Pallati i Kulturës në Strugë do jetë vetëm i Bahut dhe i Sonatës deri kur !?
Deri kur drejtorit do bëjnë atë që duhet, ndëruam tri drejtor dhe thënja e tyre është unë dua tu ndihmoj por nuk mundem.
Sedi,”Pse nuk munden”
Kur do jetë ajo ditë që të ken mundësi të gjitha shoqerit kulturore të kenë të drejtën te ken orare fiks në pallat e të ushtrojnë të lirshëm.
Ose jo, se duhet ata të Ohrit të vin e të ushtrojnë këtu në Strugë.
Ska gjë do shkojmë do ushtrojmë nëpër shpi private, por Bahu le të qëndroj në Pallat të kulturës, se thotë që është ka 20 vite edhe tashme është private e saja.
Lë të shpresojmë pak deri tek Ministria e Kulturës, se sa për drejtorët që janë e që do vinë sbesoj se mund të bejnë dicka.
Se tashmë Pallati i Kulturës na qënka privatizuar. Shpresoj që të interesohet edhe Ministri Asaf Ademi për Strugën”, kanë shkruar artistat.