Zoran Zaev i cili fjalën debat nuk e nxirrte nga goja, tani ikë nga debati si djalli nga temjani. Zoran Zaev iku nga debati në të cilin e ftoi kryetari ynë, Hristijan Micklovski. Zaevi është frikacak, i cili për karrige nënshkroi kapitullimin e Republikës së Maqedonisë. Në të vërtetë Zoran Zaev është kryeministër me zemër të lepurit, ka thënë kështu zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Kjo flet mjaftueshëm se Zoran Zaevi nuk dëshiron të përballet me qytetarët dhe se nuk dëshiron të përgjigjet në pyetjet lidhur me referendumin.

“Pyetja kryesore është, kush e ndalon Zoran Zaevin të dalë dhe të përballet me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovskin i cili publikisht e ftoi në Tv duel gjegjësisht debat?”, tha Arsovski, duke vazhduar pyetjen: “Kush z.Zaev ju këshilloi në mënyrë qyqare të ikni nga TV dueli, ku do të duhet t’i hidhni poshtë të gjitha argumentet e VMRO-DPMNE-së se kjo marrëveshje është kapitulluese dhe e fshin identitetin, gjuhën, historinë, komunitetet dhe gjithçka?”

Zaev në debat duhet të thotë pse hoqi dorë nga identiteti i Maqedonisë? Pse identiteti institucional humbet dhe nuk do të jenë më institucionet me identitet maqedonas? Pse Qeveria do të jetë Qeveri e Maqedonisë Veriore? Pse do të ndryshohen letërnjoftimet, pasaportat dhe të gjitha dokumentet tjera? Pse Zoran Zaevi e pranoi nenin 8 nga marrëveshja me Republikën e Greqisë, sipas të cilit do të duhet ta revidojmë historinë, arkeologjinë dhe arsimin?, vazhduan më tej  pyetjet e Arsovskit.

“Zoran Zaev në debatin me kryetarin tonë do të duhet të përgjigjet në këto pyetje dhe më pas të përballet me opinionin”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.

Zoran Zaev,. thuhet në kumtesë,  me ikjen nga TV dueli, ik nga qytetarët, njëjtë siç në mënyrë qyqare e negocioi dhe e nënshkroi këtë marrëveshje kapitulluese për Republikën e Maqedonisë, duke u fshehur nga tërë opinioni.

Zoran Zaev përderisa ikë tërë kohën nga Tv dueli dhe nuk përballet në debat me Mickovskin do të mbetet i njëjti Zaev me zemër lepuri. Prandaj, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, vetë do të vendosin për ardhmërinë e tyre se si do të veprojnë, thuhet në fund të kumtesës.

Loading...