Arsenali e ka deklasuar Vorsklan më rezultat 4-2 në Emirates sonte. Për Arsenalin ka shënuar Aubameyang (32, 56), Welbeck (48) dhe Ozil 74). Për Vorsklan shënoi Chesnakov (77) dhe Sharpar (93)

Arsenali e ka nisur me fitore të thellë ndeshjen e parë të Europa Ligës duke e mposhtur me rezultat 4-2, Vorsklan.

Që nga fillimi Arsenali pati posedimin dhe shanset por në këtë pjesë ata shënuan vetëm një gol, atë te Aubameyang në minutën e 32’të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Arsenali vazhdonte ta kërkonte golin e dytë dhe ai erdhi në minutën e 48 me anë të Welbeck, derisa 8 minuta më vonë shënon golin e dytë personal Aubameyang.

Ozil, që hyri si zëvendësues, shënon golin e katër në minutën e 74.

Vorskla shënon megjithatë një gol me anë të Chesnakov në minutën e 77’të. Vorskla shënon edhe njëherë në minutën e 93’të.

Me këtë fitore Arsenal prin në grupin E. Pas tyre është Sportingu më tri pikë, kurse Qarabag dhe Vorskla.