Sektori për punë të brendëshme Tetovë, gjatë këtij muaji i ka përforëcuar aktivitetet e planifikuara, për zbulimin dhe sanksionimin ligjorë, të personave që posedojnë, lëshojnë në përdorim dhe dhe janë përdorues të drogave narkotike në këtë zonë.

Vetëm gjatë javës së kaluar, për shkaktë dyshimit se kanë qenë të involvuar në ,, prodhim të paautorizuar, dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve,, janë arestuar 30 persona nga Tetova, Gostivari, fshatrat Pirok, Slatinë, Çellopek Kamenjan, Çegran, Reçan, Raven, Balindoll dhe vende tjera të zonës së Pollogut.

Personat e arestuar, të moshës prej 15 deri 46 vjeçe, në të shumtën e rasteve kanë poseduar ose kanë qenë përdorues ose shijues të marijuanës heroinës dhe kokainës.

Aktivitete të këtilla do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhëshme, ku me ato si edhe më herët, do të jenë të mbuluara edhe objektet për të cilat ka njohuri se, paraqesin tubues të shpesht të narko-shfrytëzuesve. njofton SPB-Tetovë.