Pjestarët e policisë të Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, mbrëmë 25/26.09.2018, në periudhën prej ora 22.00 deri 01.00, kanë realizuar kontroll aksion në objektijn hotelerik “OrientalAS”  me lokacion për reth autostradës Gostivar-Tetovë, në fshatin Zherovjan, pronë e 28-vjeçarit banorë i fshatit bogovinë.

Gjatë kontrollit, në objekt janë ndaluar 6 femra (Valltare), nga të cilat 3 shtetase të Sërbisë dhe 3 shtetase të Maqedonisë.

Tre shtetaset e Sërbisë të moshës dy 21 vjeçare dhe njëra 26 vjeçare, janë arestuar në Stacionit policorë Tetovë, dhe pas dokumentimit të rastit, janë dorëzuar në Njësitin për krime ndërkufitare, të huaj, migracion dhe riatëdhesim, për procedurë të mëtutjeshme, njofton SPB-Tetovë.