Ariana Grande dëshiron që fansat ta dinë se ‘gjithçka do të jetë në rregull’.

Këngëtarja 25-vjeçare hyri në Tëitter të shtunën vonë për t’i shprehur ndjenjat e saj.

‘Gjithçka do të jetë në rregull’, shkroi ajo, duke shtuar ‘unë të dua shumë’.

Ajo poashtu hyri në Instagram për të bërë një instastory ku shihet një qiell mbi të cilin ka shkruar ‘çdo gjë do të jetë në rregull’ dhe ‘një ditë në një kohë’ të bashkëngjitur me një zemër.

‘Duke pasur parasysh ngjarjet e dy viteve të fundit, Ariana do të përkushtohet për t’u shëruar dhe përmirësuar’, tha ekipi i saj kohëve të fundit në një deklaratë.

‘Ajo do të qëndrojë në shtëpi duke e kaluar këtë periudhë të vështirë pranë të dashurve të saj dhe të punojë në muzikë të re. Ajo falënderon fanst për mirëkuptimin e tyre’.

Ish i dashuri i Ariana’s, Mac Miller, vdiq papritur rreth dy javë më parë në moshën 26-vjeçare.