Në suaza të aksionit “Verë për Maqedoninë” Silvana Angellevska anëtare e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së tha se ishin në qytetin e Ohrit me qëllim që të bisedojnë me qytetarët e Ohrit për problemet e tyre të përditshme.

“Ajo që i shqetëson qytetarët në qytetin e Ohrit është situata e keqe në ekonomi, borxhet e përditshme të qytetarëve, ekonomia po shkon në rënie të tmerrshme, probleme në bujqësi, probleme në shëndetësi, në arsim. Megjithatë krahas problemeve të përditshme të cilat i shqetësojnë qytetarët biseduam edhe për marrëveshjen e dëmshme të cilën e nënshkroi LSDM-ja me fqinjin tonë jugor”, tha Angellevska.

Biseduam, shtoi Angellevska, për nenet shtatë dhe tetë të cilat nënkuptojnë ndryshim të identitetit tonë, ndryshim të historisë tonë, ndryshim të gjuhës tonë, ndryshim të asaj çfarë do të thotë Maqedoni dhe popull i Maqedonisë.

“Ajo që qytetarët duan ta dëgjojnë nga ky pushtet është të sqarohet cilat janë amendamentet të cilat nënkuptojnë ndryshim të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë”, tha Angellevska.

Ajo potencoi se VMRO-DMNE tashmë disa herë e ka treguar qëndrimin e saj për marrëveshjen.

“Marrëveshja për ne është e papranueshëm dhe kapitulluese. Për këtë thamë se qytetarët më 30 shtator lirshëm do të sillen sipas bindjes së tyre personale dhe do të vendosin nëse duan të dalin apo mos dalin në referendum”, shprehet Angellevska..