Carlo Ancelotti thotë se Napoli do të duket si skuadra e tij e Milanos më 2003 dhe 2007 për të marrë inspirim në Ligën e Kampionëve këtë sezon

Milan ju deshën kualifikimet në verë për të arritur në grupe në Ligën e Kampionëve dhe në të dy rastet ata e fituan këtë garë, me Ancelottin që ka punë me Crvena Zvezdën në rrugën e tyre të parë në këtë garë, e për të cilën skuadër italiani ka kujtime të mira.

“Atëherë ishte një finale e hershme sepse Crvena Zvezda ka pasur lojtarë fantastik në atë kohë”, tha trajneri në konferencën për shtyp, duke ju referuar ndeshjes se Milanit kundër Crvena Zvezdës më 1988.

“Ajo ndeshje u bë e famshme sepse luanin një ndeshje si ne. Pastaj u ktheva më 2006 si trajner. Në fund të fundit, në të dy rastet ja dola mirë. Nuk ka numër dy pa tre…”.

“Vetëm Real i ka kaluar pritjet duke e fituar këtë garë. E fitova Ligën e Kampionëve dy herë me Milanin duke filluar nga kualifikimet në verë, ndeshje pas ndeshje. Ne do ta bëjmë të njëjtën me Napolin. Ne kemi entuziazëm dhe dëshirë që të ecim përpara”, ka thënë Ancelotti.