Kumtesa e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) lidhur me fushatën e Bashkimit Evropian është tërësisht e pabazë, theksohet në reagimin e anëtarëve të Asociacionit mediatik të Maqedonisë.

Televizionet Alsat-M, Alfa, Kanal 5, Sitel dhe Telma, si anëtare të AMM-së, në reagim theksojnë se janë mjaftë të vetëdijshëm për mënyrën në të cilën duhet të emetohet propaganda publike për referendumin e ardhshëm dhe janë të vendosur në tërësi t’i respektojnë normat ligjore.

Reagimi ka të bëjë me kumtesën për opinionin të dhënë nga ASHMAA-ja në të cilën agjencia i përkujton radiodifuzerët si duhet të sillen me përmbajtjet të cilat janë pjesë e propagandës së paguar publike.

“Anëtaret e AMM-së janë befasuar keq që rregullatori nuk bën distriksion të qartë midis propagandës publike dhe referendumit dhe fushatave komerciale dhe që punë krejtësisht ndryshe dëshiron t’i fut nën të njëjtën. Bëhet fjalë për fushatën e BE-së e cila është pjesë e një vazhdimësie të përhershme të fushatave të BE-së. Fushata me një përmbajtje të tillë BE-ja ka pasur edhe pata fushatës për referendum, ndërsa janë paralajmëruar edhe fushata të tilla edhe pasi do të përfundojë referendumi. Këto fushata informative të BE-së nuk janë, edhe sipas asnjë kriteri nuk mund as afër të vihen nëm propagandë publike. Prandaj edhe këto fushata të televizioneve nacionale emetohen në blloqe komerciale nën kushte të dakorduara në çdo televizion të mënyrë të ndarë që në vitin 2017, periudhë kohore para se në përgjithësi të dimë se do të shpallet referendumi dhe çdoherë janë emetuar dhe do të emetohen edhe më tej në blloqet komerciale nën kushte paraprakisht të dakorduara”, thuhet në kumtesën e AMM-së.

Nga AMM theksojnë se përmbajtjet nga propaganda publike emetohen në rrip të veçantë programues me çmim të vetëm dhe të privilegjuar i cili nuk guxon të tejkalojë çmim mesatar të televizioneve në tre muajt e fundit të punës dhe ata planifikojnë t’i ndajnë me xhingëll të veçantë dhe në secilën prej tyre të qëndrojë urdhërdhënësi.

“Pasi fushata e BE-së nuk bie në këtë kategori, as ASHMAA nuk ka ofruar një argument të tillë, pse kjo fushatë do të duhej të jetë pjesë e propagandës publike, kumtesën e ASHMAA-së lidhur me fushatën e BE-së, AMM-ja e vlerësoi si krejtësisht të pakuptimtë”, theksohet në reagimin e AMM-së.