Mekanizëm të ri, bashkëkohor që do t’ia lehtësojë prodhimtarinë dhe do t’ia ulë shpenzimet, ka furnizuar fermeri Amir Qaili nga fshati Grushinë e Shkupit me mjete nga IPARD 1. Përmes fondeve evropiane ka marrë rreth 5.000 euro, ndërsa sot e nënshkroi edhe marrëveshjen e re, nga IPARD 2, në vlerë prej 21.000 euro me të cilin planifikon të investojë në traktor, rimorkio, plug i vogël, atomizues dhe makinë rrafshimi.

Qaili paraprakisht ka blerë edhe një traktor me mjete nga mbështetja e shtetit për zhvillim rural. Thotë, pavarësisht sa janë të komplikuara procedurat, ai që dëshiron do të aplikojë, do t’i grumbullojë dokumentet e nevojshme dhe do të parashtrojë kërkesë. Por, është shumë me rëndësi që mjetet të vijnë në vendin e duhur – deri te fermerët e duhur.

ипард механизација

Qailit, marrëveshjen për IPARD 2 ia dorëzoi ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski dhe drejtori i Agjencisë Pagesore Nikollçe Babovski, direkt në fermën e tij në Grushinë.

Edhe Nikollovski edhe Babovski theksuan se Amiri është një shembull i suksesshëm për shfrytëzim efikas dhe në kohë të parave evropiane.

ипард

Ministri Nikollovski dhe drejtori i Agjencisë Pagesore Babovski me këtë rast informuan se prej sot filloi pagesa e mjeteve të reja nga IPARD 2. Janë lëshuar mjete për bashkëfinancimin e dhjetë marrëveshjeve, në vlerë të përgjithshme prej 1,6 milionë denarë.