Ambasadori norvegjez në Beograd, Arne Sannes Bjornstad, ka komentuar dialogun Kosovë – Serbi.

Ambasadori tha se edhe pse procesi i negociatave për momentin ka një bllokadë, shpreson se procesi do të vazhdojë dhe se kjo është për të mirën e njerëzve të të dyja vendeve.

“Në këtë moment duket se ka pasur një vonesë në këtë proces, mendoj se është në interes të të dyja palëve që procesi të vazhdojë dhe të bëjë përparim”, tha Bjornstad për Tanjug.

“Marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë do ta përcaktojnë prosperitetin e gjithë rajonit”, tha ai.

Ai shprehu shpresën se procesi do të vazhdojë me ndihmën e BE-së.

“Serbia ka bërë përpjekje, Thaçi në Kosovë i dha disa sugjerime, por duket se në këtë moment jemi pak të mbërthyer, por unë shpresoj se procesi do të vazhdojë, kryesisht për shkak të përfitimeve që sjell për njerëzit në rajon”, përfundoi ai.