Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Takimi mes Kurtit dhe Mustafës ka zgjatur për disa orë, pa u bërë të ditura arsyet se pse është zhvilluar, njofton Klan Kosova.

Kjo vizitë ndodh në kohën kur Vetëvendosje, ka planifikuar që më 29 shtator të zhvillojë një protestë kundër prekjes së kufijve shtetëror në dialogun me Serbinë.

Në anën tjetër LDK, ka njoftuar se nuk do të bëhet pjesë e kësaj proteste.