Kryetarja e LSI-së ka hedhur një akuzë të fortë kundër qeverisë Rama, teksa po debatonte ashpër me socialistin Alfred Peza.
E ftuar në emisionin Open në Top Channel, Kryemadhi u shpreh se në krye të një institucioni të rëndësishëm është vendosur nga Rama dashnorja e një krimineli të rrezikshëm. Fjala ishte për institucionin e prokurorimeve që ndodhet në selinë e kryeministrisë.
Debatet
Kryemadhi: Në krye të prokurimeve publike në kryeministri dashnorja e një krimineli
…
Kryemadhi: Kujt i është kapur Tojota Jarisi?
Peza: Do flasim me shifra, këto janë shifrat e Policisë së Shtetit…
Kryemadhi: Lëri shifrat, është e Taulant Ballës.. Të nxorën jashtë loje
Peza: Ku e ke provën që është e Taulant Ballës?
Kryemadhi: Kemi përgjime, e ka në Prokurori
Peza: Po s’flitet kështu
Kryemadhi: Ore 5 mln euro që u kapën të kujt janë?
Peza: Të hetojë Prokuroria
Kryemadhi: Kush është personi që ka folur në celular me shoferin e kamionit?
Peza: E ke provën?
Kryemadhi: Po, por do shoh ku do shkojë Arta Marku…
Kryemadhi: Të gjuajtën gazetaren me armë dhe u mblodhën gazetarët se iu mbyll goja
Peza: Nuk flitet kështu
Kryemadhi: Opozita s’është ajo që duhet se përndryshe e kishim tërhequr zvarrë Edi Ramën…