Aktorja amerikane, Gwyneth Paltrow ka folur hapur se si ja doli të luftonte depresionin pas lindjes. Paltrow ka treguar se si e ka përjetuar çdo gjë pas lindjes së fëmijës së dytë, djalit të saj Moses. “Doktorët tentuan ta kuronin depresionin me anti-depresivë. Ato u kanë shpëtuar jetën shumë personave në të vërtetë”, – tha aktorja.

Megjithatë ajo zgjodhi që depresionin ta luftonte me terapi alternative. “Mendova të nis një terapi dhe të fillojë të stërvitem dhe të ndalojë së piri alkool dhe t’i jepja mundësinë vetes të rigjenerohesha dhe të flija më shumë”, – u shpreh Gwyneth.

Aktorja tregoi se kishte qenë shumë e vështirë për të ta pranonte depresioni, duke qenë se në lindjen e parë ajo kishte qenë shumë euforike dhe nuk kishte pasur asnjë lloj problemi. Gjithashtu Paltrow këshilloi të gjitha gratë që të flasin hapur për depresionin pas lindjes dhe të mos e mendojnë si të keqen më të madhe në botë.