Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është aktivizuar dhe ka filluar takimet me qytetarët e komunës së tij.

Ai sonte ka mbajtur një takim me banorët e fshatit Klinë e Poshtme të Skenderajt, ku thotë se kanë bashkëbiseduar për zhvillimet politike në Partinë Demokratike të Kosovës dhe për zhvillimet në përgjithësi në komunë.

Ja postimi i Lushtakut në Facebook:

Së bashku më bashkëpunëtorë sonte isha i ftuar në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt, ku bashkëbiseduam për zhvillimet politike në Partinë Demokratike të Kosovës dhe për zhvillimet në përgjithësi në komunën tonë. I falënderova të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë PDK-së në vazhdimësi dhe u pajtuam që të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha proceset edhe në të ardhmen. SL