Ditën e hënë këngëtari i njohur turk, Can Bonomo ka pësuar një aksident të rëndë me motor.

Mediat turke shkruajnë se bashkëshorti i aktores së njohur Oyku Karayel, u rrëzua me motorin e tij pasi u përplas me derën e një taksie, të cilën klienti e kishte lënë hapur.

Si pasojë e aksidentit të rëndë këngëtari ka thyer klavikulat dhe disa brinjë. Gjithashtu mediat turke shkruajnë se ai është dërguar menjëherë në një spital privat në Stamboll, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këngëtari është bërë i njohur për publikun edhe si bashkëshort i aktores ‘Ejlyl’.

Image