Një aksident me pasojë një person të vdekur ka ndodhur në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Taulant Hoxhalli, 25 vjeç.

Viktima po ecte në rrugë kur u përplas nga një makinë tip “Volkswagen Golf” me targa AA 431 FI.

Drejtuesi i mjetit me iniciale D.M. është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.