Në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE) sot do të mbahet takim pune me përfaqësues të trupave rregullatore për komunikime elektronike nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.

“Fokus i veçantë do t’u kushtohet rezultateve aktiviteteve të deritanishme  për shërbimet roamimg si dhe hapat e ardhshëm të cilat do të ndërmerren për uljen e çmimit të roamingut dhe bisedave ndërkombëtare”, paralajmëroi AKE.

Qëllimi, tregojnë, është që të vazhdohet bashkëpunimi, shkëmbimi i informacioneve dhe masat e mëtejshme  me qëllim që shfrytëzuesit e shërbimeve komunikuese elektronike nga këto katër shtete të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet me kushte dhe çmime më të volitshme.

Aktivitetet e deritanishme të ndërmarra të trupave rregullatore kombëtare nga Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë kontribuar për uljen e çmimit në thirrjet roaming për 83,5 për qind, të SMS-ve për 70 për qind dhe të internetit për 94,4 për qind për shfrytëzuesit e komunikimeve elektronike të komunikimeve elektronike në të gjitha shtetet nga viti 2014 e deri më tani.