Roma “ishin në negociata për Marco Asension para Real Madridit”, ka konfirmuar këtë lajm sensacional agjenti para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

“Është e vërtetëm që Giallorossi ishin të parët që e kërkuan Asension dhe negociatat për të ishin para Real Madridit”, tha agjenti Horacio Gaggioli për Il Romanista.

“Madje udhëtova edhe në Romë për biseda në katër sy. Jam i kënaqur që Di Francesco e ka lavdëruar atë, sepse edhe unë e shoh njëjtë Asension, në të njëjtën mënyrë”.

Tani, 22 vjeç, Real Madrid e bleu Asension nga RCD Mallorca më 2015 për vetëm 3.5 milionë euro.

Giallorossi arritën gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, duke mposhtur Chelsean dhe Barcelonën gjatë rrugës së tyre.

“Ata mund ta bëjnë përsëri. Gjithçka është e mundur në futboll”.