83 gazetarë  të huaj nga 32 mediume sot e ndjekin Referendumin në Maqedoni,  i cili mbahet në nivel shtetëror në të cilin votuesit duhet të deklarohen në pyetjen “A jeni për anëtarlsim në BE dhe në NATO, me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë” me rrumbullakësimin “për” apo “kundër”.

Të drejtë vote kanë një milion e 806 mijë e 336 votues të regjistruar në Listën zgjedhore.

Votohet në 3.748 vendvotime të cilat do të jenë të hapura prej orës 7:00 deri në orën 19:00.

Një ditë para referendumit, dje votuan personat në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese, të zhvendosurit e brendshëm, personat të cilët ndodhen në vujatje të arestit shtëpiak dhe personat e sëmurë dhe të pamundur të cilët e kanë kërkuar atë nga komisioent komunale zgjedhore. Në entet ndërshkuese-përmirësuese në vend, gjithasejt 13, deri në orën 17:00 jehona ishte 64,69 për qind. Votuan 1.008 nga 1.558 perosnat e evidentuar me të drejtë vote. Në shtëpitë e tyre, dnërkaq, sipas informatave të para nga komisionet komunale zgjehdore, votuan 1.520 të sëmurë apo persona të pamundur nga 1.859 të regjistruarit.

Dje votuan edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Të paraqitur për të votuar ishin 2.694 shtetas të Maqedonisë, ndërkaq atë mund ta bënin në 33 përfaqësi diplomatike-konsullare dhe zyre konsullare të Republikës së Maqedonisë në botë. Siç kumtoi KSHZ, deri në orën 17:00, gjithsejt 985 mërgimtarë të Maqedonisë apo 36,56 për qind dolën për të votuar për pyetjen e referendumit, por në to nuk kishin hyrë ata nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Londra (gjithsejt pesë vendvotime) ku votimi nuk kishte përfunduar.

Gjatë ditës së sotme KSH do të dalë me mestarae për të dhënat nga votimi i djeshëm në përfaqësit konsullare, entet ndëshkuese-përmirësuese, si dhe për të sëmurët dhe personat e pamundur.

Pas mbylljes së votimit në orën 19:00, KSHZ rezultatet e para nga referendumi të marra me anë elektronike i publikon në mënyrë sukcesive, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet dhe i tërë materiali votues nga KKZ në afat prej 24 orëve pad opranimit të tyre. Rezultatet përfundimtare të referendumit KSHZ i publikon menjëherë, ndërkaq më së voni në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre. KSHZ i publikon rezultatet e referendimit në gazetën zyrtare në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes.

Deklarimin e sotëm në referedndum do ta vëzhgojnë numër rekord i vëzhguesve vendorë dhe të huaj. Numri zyrtar nga KSHZ i vëzhguesve të akredituar vendorë është 11.907, i vëzhguesve të huaj është 493, ndërsa organizatat ndërkombëtare akredituan edhe 194 përkthyes.