Për rikonstruim dhe ndërtim të rrugëve lokale do të investohen rreth 70 milionë euro, të cilat do të sigurohen  përmes Bankës Botërore,  paralajmëroi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski në firmosjen e marrëveshjeve për financim të infrastrukturës komunale përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve  komunale.

“Bëhet fjalë për mjete nga strategjia katërvjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore, të cilat konsiderojmë se më së miri do të shfrytëzohen  nëse investohet në infrastrukturën lokale. Konsiderojmë se nevojitet këto mjete  të investohen në rrugët lokale,  të cilat janë të nevojshme në mbarë shtetin. Ato do t’i përmirësojnë shërbimet ndaj qytetarëve, ndërsa njëherit  edhe do ta lëvizin ekonominë. Kjo është shumë e madhe e mjeteve”, tha Tevdovski.

Sipas tij, ajo është shumë serioze që do të sistemohet në mbarë Maqedoninë për investime të mëdha të kapitalit në diçka që me të vërtetë është e nevojshme, ndërsa ajo është infrastruktura rrugore.

Në seancën e djeshme Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informatën për nevojën e përmirësimit të gjendjes së rrjetit rrugor komunal. Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave të sigurojë mjete nga Banka Botërore për realizimin e këtij projekti, derisa Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ta zbatojë të njëjtin.