Më shumë se një milion fëmijë në Jemen janë në rrezik urie, tha sot organizata ndërkombëtare joqeveritare Save the Children, duke e çuar numrin total të fëmijëve që janë të uritur në atë vend në 5.2 milionë.

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe vlera e reduktuar e monedhës së Jemenit si rezultat i konfliktit ekspozon më shumë familje në rrezikun e pasigurisë në lidhje me ushqimin.

“Miliona fëmijë nuk e dinë se kur dhe nëse ata do të marrin vaktin e ardhshëm”, tha drejtori ekzekutiv i Save the Children Hele Torning Schmidt, raporton BBC.

“Në një spital që vizitova në veri të Jemenit, foshnjat ishin shumë të dobëta për të qarë, trupat e tyre ishin shumë të lodhur nga uria”, tha ajo.

Jemeni u shkatërrua nga konflikti që u shkallëzua në fillim të vitit 2015 kur Huti mori pushtetin e vendit dhe e detyroi presidentin Abdrabhu Mansour Hadi të largohej nga vendi.

Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe shtatë shtete të tjera arabe ndërhynë në një përpjekje për të rivendosur qeverinë.