“Rruga Stoltenberg”. Kështu do të quhet rruga mes stadiumit dhe parkut të qytetit të Shkupit, e pagëzuar për nder të norvegjezit Torvald Stoltenberg, i cili dha kontribut të madh gjatë rinovimit të Shkupit pas tërmetit të 63-tës. Torvald Stoltenberg, i cili ndërroi jetë me 14 korrin të këtij viti në moshën 87-vjeçare, ishte babai i Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili prej dje qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

“Ai është nderuar shumë kur u dekorua me çmimin qytetar nderi i Shkupit, ndërsa tani do të ishte gëzuar shumë po ta dinte se një rrugë në Shkup është emëruar në emër të tij. Edhe njëherë faleminderit shumë për këtë që po e bëni, faleminderit që më ftuat këtu mua dhe delegacionin tonë. Unë me të vërtetë jam i lumtur të jem prezent në përkujtimin e angazhimeve të babait tim, pas vitit 1963 pas tërmetit. Edhe njëherë po u them faleminderit”, tha Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se kontributi i Torvald Stoltenbergut nuk është harruar dhe se as nuk do të harrohet.

“Stoltenbergu për qytetin tonë bëri gjithçka që një njeri në jetën e tij mund ta bëjë për njerëzit tjerë. Shkupjanët nuk mundin, nuk guxojnë dhe nuk do t’i harrojnë veprat e tij. Pikërisht për këtë arsye sot si kryetarë i qytetit të Shkupit, kam ngritur iniciativë që kjo rrugë që është të shpien te hyrja e parkut të qytetit, është rreth stadiumit dhe të shpien drejt bregut të Vardarit, që emërohet si rruga e Stoltenbergut”, u shpreh i pari i Shkupit, Petre Shilegov,.

Zyrtari i lartë i NATO-s Jens Stoltenberg vizitoi Stajkovcin, vend ky i prekur nga vërshimet e vitit 2016, të cilit ushtarët e NATO-s dhe të KFOR-it i dolën në ndihmë në momentin kur më së shumit kishte nevojë. Ai inkurajoi banorët e kësaj zone që të japin kontributin e tyre në anëtarësimin e vendit në NATO, duke mbështetur referendumin e çështjes së emrit.