Këngëtarja Joana Smakaj është një emër i dëgjuar në tregun muzikor shqiptar. Ajo ka qenë një ndër vajzat më të suksesshme 10 vite më parë, derisa hoqi dora nga jeta publike dhe nuk është rikthyer më. E ftuar në emisionin ‘Rudina’, Joana ka zbuluar detajet për jetën e saj gjatë gjithë këtyre viteve.

Image

Përveçse nënë e përkushtuar e dy fëmijëve, 13 vjeç dhe 6 vjeç, këngëtarja tashmë ka një profesion stabël dhe nuk mendon të rikthehet në tregun muzikor. “Muzikën e kisha pasion, por vjen një moment kur duhet të mendosh për një profesion që është i vlefshëm në familje. Akoma më tundon dëshira për t’iu rikthyer muzikës, pasi më mungon shumë ajo kohë”,-zbulon Joana.

Image

Teksa kthehet pas në kohë ajo tregon për hapat e parë në muzikë, kur ishte vetëm 22 vjeç, e martuar dhe nënë e një djali. Ndërsa kur erdhi në jetë vajza e saj mori vendimin për t’u larguar përfundimisht. “Bashkëshorti më ka mbështetur gjithmonë edhe financiarisht, në muzikë dhe në profesionin tim si juriste. Juridikun e bëra si shumica e shqiptarëve, por tani më pëlqen. Mëmësia ka qenë e vështirë pasi jam bërë nënë në moshë të re, por jam shumë e lumtur. Pasditen ua dedikoj tërësisht fëmijëve, ndërsa këshilla që ju jap shpesh është të mos ndjekin rrugën e artit, pasi nuk ka të ardhme. Por zgjedhja mbetet në duart e tyre”, -rrëfen këngëtarja.

Joana ka disa hite në repertorin e muzikës shqiptare duke përfshirë, ‘Zemrën ndeze’ dhe ‘Si kam harruar’./revistawho

Image