Policia raporton se në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë në një ndërtesë është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./KosovaPress/