Ish-ylli i Milanit, Ricardo Kaka, e ka cilësuar ish-bashkëlojtarin e tij, tani trajner i Milanit, Gennaro Gattuson, si fenomenal, pasi që e kishte vizituar atë sot në Milan.
Braziliani do të marrë një rol në klubin e kuqezinjve në të ardhmen, megjithatë ende nuk është bërë e ditur se çka saktësisht do të jetë ky rol. Ai sot shkoi në Milanello, së bashku me babanë e tij, Bosco Leite, dhe vëllain e tij, Digaon, përcjell Gazeta Express.
“Unë shëtita rreth Milanello, duke kujtuar të gjitha momentet e mrekullueshme që kam kaluar e përjetuar këtu. Pastaj shkova në stërvitje. Ishte një ditë e bukur. Kur i pashë Leonardon dhe Paolo Maldinin dhe të gjithë që punojnë këtu në Milanello, më emocionuan dhe m’i rikujtuan të gjitha momentet e bukura që kam kaluar këtu”, ka thënë Gattuso.
“Struktura është e bukur dhe të lejon që të qëndrosh larg kaosit në qytetin e Milanit, të qëndrosh këtu i rrethuar nga paqja dhe natyra”.
“Gattuso? Ishte e mrekullueshme ta shohë atë këtu për herë të parë me sytë e mi. Ai është i njëjti, ashtu siç ka qenë edhe si lojtar, në aspektin e energjisë dhe motivimit”.
“Ai e kaloi të gjithë kohën këtu duke e motivuar skuadrën dhe duke kërkuar më të mirën prej tyre, por kjo nuk është e gjitha. Rino është shumë i mirë, ai ka arritur t’i studiojë dhe t’i përgatisë që të gjithë shumë mirë. Të gjitha këto gjëra e bëjnë atë fenomenal”.
Kaka foli edhe rreth ndeshjes të së premtes, të cilën Milani e fitoi kundër Romës me rezultat 2-1.
“Ishte një fitore e bukur. Milani luajti shumë mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, nuk luajtën aq mirë, por në fund, me ndryshimet që ata bënë, arritën të gjejnë një mënyrë për të siguruar fitore dhe në fund i morën tri pikët”, ka thënë ish-lojtari i Milanit dhe Real Madridit.
“Rezultati i asaj ndeshje do t’i japë skuadrës shumë vetëbesim për të vazhduar në ligë, përkundër faktit që e kanë luajtur një ndeshje më pak se kundërshtarët e tyre”.
“Ishte një fitore e rëndësishme, tani është pushimi i Kombëtareve dhe pastaj Serie A do të fillojë sërish. Forza Milan, përgjithmonë”.