Portieri i Arsenalit, Petr Cech, ka thënë se dëshira që Arsene Wenger kishte të për luajtur futboll të bukur i kishte kushtuar shpeshherë tituj dhe fitore Arsenalit, pasi që ata nuk fokusoheshin në gjënë më të rëndësishme: titujt.

36-vjeçari pretendon se stili i lojës u bë më i rëndësishëm se sa fitoret dhe titujt gjatë kohës kur kishte luajtur nën menaxhimin e Arsene Wengerit në Arsenal. Ai e përdori fitoren e skuadrës së tij kundër Evertonit, me rezultat 2-0, si shembull për të thënë se ata nuk do ta fitonin këtë ndeshje në atë kohë, përcjell Gazeta Express.

“Ajo që na mungonte në të kaluar, do të thosha se stili i lojës së Arsenalit u bë më i rëndësishëm se pikët që merrnin dhe titujt nuk fitohen kështu. Nganjëherë duhet të fitosh ndeshjen në mënyrë të shëmtuar, kur nuk je duke luajtur shumë mirë por e mbyll portën dhe fiton me rezultat 1-0”, ka thënë Cech.

“Mendoj se kjo gjë na mungonte gjatë tre viteve të fundit, që kur u transferova në vitin 2015. Kundër Evertonit, ne kaluam nëpër disa momente të vështira por arritëm ta fitojmë ndeshjen dhe e mbajtëm portën të paprekur kështu që kjo është një gjë shumë e mirë”.

Wengeri ishte kritikuar shumë gjatë viteve të fundit të tij në Arsenal dhe Cechu beson se emërimi i Unai Emeryt në pozitën e trajnerit ka bërë që të ketë një atmosferë më intensive dhe më të përqendruar gjatë stërvitjeve.

“Kjo gjë vjen nga përgatitjet, punës së përditshme dhe nga mënyra se si trajneri kërkon të luajmë. Ne punojmë shumë çdo ditë që t’i japim vetes mundësinë për të garuar kundër të tjerëve dhe shpresoj se do të arrijmë të bëjmë edhe më mirë se në katër ndeshjet e fundit”.