Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se subjektet politike në Kuvendin e Kosovës, duhet të gjejnë konsensus për çështjet e kyçe në interes të Kosovës.

Ajo në mbledhjen e pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në mes BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Europian, ka thënë se të gjitha palët do të dalin mirë kur reformat kyçe nuk mbahen peng për luftëra të vogla politike.

“Të gjitha palët do të dalin mirë kur reformat kyçe nuk mbahen peng për luftëra të vogla politike. Në Kosovë duhet të shihet interesi i përbashkët i qytetarëve dhe i partive politike. Përpjekjet e Kuvendit që kanë dështuar drejt BE-së janë shqetësuese”, ka thënë ajo./kp