Vetëm pas 14 muajve që u largua nga Real Madridi, Mariano Diaz është rikthyer në Madrid. Në një operacion të shpejt, Los Blancos vendosën ta kthejnë lojtarin i cili i refuzoi njëherë pasi që kishte vendosur të kalojë në Sevillë për 30 milionë euro plus pesë milionë bonuse

Megjithatë, është zyrtare, ai është kthyer si një lojtar i Madridit duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe do të prezantohet shumë shpejt për ta.

Transferi, megjithatë i ka kushtuar Realit 22 milionë euro plus bonuset dhe klubi ka aktivizuar një marrëveshje nga maji i kaluar që nëse ai rikërkohet nga Reali, Lyon duhet t’ja shet atyre.

Katalunasi ishte i lumtur që do të kalonte në Sevilla, por thirrja nga Madridi dhe insistimi i Lopeteguit në veçanti, e bindi në fund që ai të rikthehet në Santiago Bernabeu, edhe pse ai nuk do të startojë, një gjë që do ta bënte në klubin andaluzian