Reperi i njohur shqiptar Unikkatili më datë 4 të këtij muaji, ka mbajtur një koncert gjigant në Durrës

Ai ka pasur rastin të performojë para fansave të tij shumtë shqiptarë, të cilët me vite po prisnin një koncert kaq të madh nga ai.

Se është shumë i lidhur me fansat këtë e ka treguar edhe më parë, pasi shpesh iu ka dhënë hapësirë disa prej tyre që të komunikojnë me të.

Së fundmi, Unikkatili ka treguar zemërgjerësinë e tij teksa ka takuar një prej fansave të tij më të zjarrtë, me nevoja të veçanta.

Fansi i quajtur Flamur Bala më në fund ka takuar idhullin e tij, dhe këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.

“Shqiptarët kur e japin fjalën bota bëhet e vogël dhe takohen. :Faleminderit Viktor Paloka që ma mundësove foton si kujtim për nipin tim që na sheh nga lart, dhe për mua që nuk do ta harroj kurrë”, janë fjalët e Flamurit në Facebook.

I njëjti, duket mjaft i buzëqeshur dhe i lumtur në fotografinë e realizuar pas takimit. 

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.