Nesër është afati i fundit kur  grupet parlamentare të partive politike duhet të njoftojnë me shkrim Kuvendin për pozicionimin e tyre per referendumin. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski sot nuk deshi të prononcohet lidhur me atë se cili do të jetë qëndrimi përfundimtarë i kësaj partie lidhur me referendumin dhe për ate se a e ka njoftuar formalisht grupi parlamentarë i VMRO-së kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi për thirjet e djeshme te Mickovskit se subjekti i tij do të heqë dorë nga mjetet e parapara per mbajtjen e fushatës se referendumit.
Sipas Stoilkovskit me rëndësi është që mjetet e buxhetit të harxhohen në projekte kapitale që janë në dobi të qtetarëve të vendit, e jo ne projekte kapituluese per Maqedonine sic eshte marrëveshja për ndryshimin e emrit të shtetit. VMRO fton edhe LSDM-në qe të heqë dorë nga harxhimi i parave për punë joproduktive.
“Në vend që të harxhohet për luks, duhet të investohet në projekte. Mjetet e ndara nga buxheti në vlerë prej 1 milion e 300 mijë euro në vend që të harxhohen për promovimin e marrëveshjes kapituluese për Maqedninë, mund të harxhohen me mençuri, të investohet ashtu siç po kërkon VMRO-DPMNE për ndërtimin e gjimnazit Kiril Pejçinoviç në Tetovë”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.