Raportohet se UEFA është duke planifikuar ta nisë një garë të re evropiane për klube në vitin 2021.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, kjo garë do ta plotësojë Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligën, transmeton Gazeta Express.

Gazeta gjermane shpjegon se Evropa Ligë do të zvogëlohet në 32 skuadra nga 48 sa marrin pjesë në formatin aktual, me 16 skuadrat e mbetura që do t’i bashkohen kësaj gare ende të paemëruar, si dhe 16 skuadra tjera, edhe pse ende nuk ka asnjë detaj për kriteret e kualifikimit në këtë garë.

Në të kaluarën UEFA kishte një garë të tretë, Kupa e Fituesve të Kupave, për klubet që e fitonin kupën shtetërore në vendet e tyre përkatëse.