Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe në Maqedoni.  Një familje me 3 anëtarë është gjetur të vrarë në oborrin e shtëpisë së saj pak pasi kishin ardhur për pushime nga Italia.

Familja banonte në qendër të qytetit të Dibrës së Madhe . Persona të pa identifikuar kanë lënë të vrarë tre anëtarët e familjes të cilët janë Amid Pocestën i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.

Motivet deri më tani ende nuk dihen, por janë hedhur pista dyshimi. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po identifikon rastin, trupat e pa jetë të të ndejrëve ndodhen në Spitalin e Dibrës së Madhe, Maqedoni.