Presidenti amerikan, Donald Trump, i është nënshtruar presionit të opinionit publik mbrëmë dhe urdhëroi që në institucionet në mbarë SHBA-të flamujt të ulen në gjysmë shtizë për shkak të vdekjes të senatorit amerikan, John McCain,

McCain në testament: Trump të mos vijë në varrimin tim

Fundjavën e kaluar ndërroi jetë senatori i shquar republikan dhe veterani i luftës së Vietnamit, McCain, i cili gëzonte respekt të madh edhe në bllokun demokrat. McCain njihej si një nga kritikët më të ashpër të presidentit amerikan Trump dhe në testamentin e tij ai kërkoi që Trump të mos jetë i pranishëm në funeralin i cili do të mbahet më 2 shtator.

Trump në lidhje me vdekjen e McCain ka lëshuar një mesazh ngushëllimi familjes McCain dhe nuk i ka lejuar administratës së Shtëpisë së Bardhë të publikojë një deklaratë zyrtare në të cilën vlerëson senatorin e ndjerë.

McCain në testamentin e tij ka deklaruar se kombi amerikan mbahet me ideale, jo me territore dhe gjak, me çka ka kundërshtuar nacionalistët e bardhë të cilët kryesisht mbështesin Trumpin dhe idenë e tij për kombin e madh amerikan.

Trump në deklaratën e radhës konfirmoi se kishte pikëpamje të ndryshme, por megjithatë, ka thënë se respekton McCain dhe shërbimin e tij që i ka bërë Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në tubimet tre ditore komemorative të cilat fillojnë të premten, ndërsa administratën e Shtëpisë së Bardhë do ta udhëheqë zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence.