Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot Kinën se po ngatërron punët për çështjen koreano-veriore, ndërsa negociatat mes Uashingtonit dhe Phenianit janë bllokuar.

‘’Kina po i vështirëson çështjet në drejtim të marrëdhënieve me Korenë e Veriut’’, deklaroi presidenti amerikan, duke rikonfirmuar nga ana tjetër se ai kishte një ‘’marrëdhënie fantastike’’ me liderin koreano-verior, Kim Jong Un, me të cilin u takua në mes të qershorit në Singapor, përcjell Atsh.

‘’Një pjesë e problemit me Korenë e Veriut lidhet me mosmarrëveshjet tregtare me Kinën’’, theksoi ai, duke shfaqur edhe një herë vullnetin e tij për një rishikim të natyrës së marrëdhënieve tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit.