Në Durrës u mbajt sot takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pas takimit, kryeministrat dolën në një konferencë të përbashkët për mediat.

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama dha edhe disa detaje nga çështjet e diskutuara. “Kemi zhvilluar një takim të frytshëm. Duke bërë një bilanc të ecurisë së procesit të krijimit të zonës rajonale ekonomike, duke parë me radhë të gjitha aspektet e një procesi qoftë ato që kanë ecur si duhet qoftë ato që kanë nevojë për një shtysë më të fortë.

Patjetër kemi diskutuar dhe më gjerësisht për marrëdhëniet dhe ecurinë e përbashkët në rrugën e anëtarësimit në BE”, tha Rama.

Rama zbuloi edhe arsyet e mungesës së disa homologëve.

“Kushte objektive kanë pamundësuar praninë e disa miqve të tjerë, i shpreh ngushëllimet tona kryeministrit Borisov për aksidentin tragjik ku humbën jetën shumë persona dhe është bërë shkak për anulimin në minutën e fundit të ardhjes së tij.

Po ashtu kryeministri i Maqedonisë e ka pasur të pamundur fluturimin për shkak të kohës, kryeministrja e Serbisë na përcolli keqardhjen.

Duke bërë një bilanc të ecurisë të procesit të krijimit të zonës ekonomike. Kemi diskutuar më gjerësisht për marrëdhëniet për ecurinë e përbashkët në BE. Objektiv ngritja e qendrës për zhvillimin e qëndrueshëm teknologjik në Malin e Zi, iniciativë që e mbështesim fuqimisht.

Kryeministrja serbe na ka përcjellë keqardhjen për pamundësinë. Megjithatë besoj që kemi zhvilluar një takim të frutshëm, të dobishëm duke bërë një bilanc të ecurisë së procesit të krijimit të zonës rajonale ekonomike, duke parë më radhë të gjitha aspektet e këtij procesi, qoftë ato që kanë ecur si duhet qoftë ato që kanë nevojë për një shtysë të fortë. ”, tha Rama.