Trajneri i Romës, Eusebio di Francesco, thuhet se e ka thyer një gisht të dorës duke e festuar golin e barazimit në minutat e fundit kundër Atalantas.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmë, e cila përfundoi me rezultat 3-3, Roma arriti të shënojë gol qysh herët me anë të Javier Pastores, por pas kësaj ata i pranuan tri gola menjëherë, të tre golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, Alessandro Florenzi shënoi një gol për ta zvogëluar epërsinë e Atalantas, dhe në minutën e 80-të, Kostas Manolas arriti ta shënojë golin e barazimit, që i bëri tifozët, lojtarët dhe stafin e klubit të festojnë brenda Stadio Olimpico.