Ai nuk është kuruar asnjëherë për probleme psiqike dhe nuk rezulton të ketë kartelë, çka vërteton se krimi është kryer në kushte krejt normale për të dhe ai ka qenë i vetëdijshëm për gjithçka ka bërë

Ka dalë sot ekspertiza mjeko-ligjore e autorit të masakrës së Selenicës, i cili tronditi mbarë vendin, teksa vrau tetë anëtarët e fisit të tij. Nga ekspertiza rezulton se autori i tragjedisë, Ritvan Zykaj, nuk ka asnjë problem mendor.

24-vjeçari nuk është kuruar asnjëherë për probleme psiqike dhe nuk rezulton të ketë kartelë, çka vërteton se krimi është kryer në kushte krejt normale për të dhe ai ka qenë i vetëdijshëm për gjithçka ka bërë. Kjo ‘fundos’ totalisht kriminelin Zykaj, i cili pritet të kalbet në burg përjetësisht.

Masakra ndodhi pasditen e 12 gushtit në fshatin Resulaj të Selenicës, ku pas njw dreke familjare Zykaj ekzekutoi me 30 plumba automatiku 8 pjesëtarë të fisit të tij pasi nuk duronte dit siç deklaroi akuzat e tyre pë grabitjen e pulave. Në celularin e autorit të masakrës polica ka gjetur një sërë komunikimesh telefonike para dhe pas krimit si dhe një video ku Ritvan Zykaj pasi ka vrarë 8 të afërmit e tij ka filmuar oborret e mbushura me viktima e gjak në lagjen e tij dhe është larguar për tu fshehur për 8 orë deri sa u arrestua.

Në fshatin e tij Zykaj njihej si një person problematik por paçka procedimeve disa herë nga policia si person i dyshuar për vjedhje ai asnjëherë s’ishte dënuar. Armën e krimit kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë rrëmujave të vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive.