Zhelina ka disa ditë që është pa ujë shkaku se EVN-ja ka bërë çkyqje për shkak të mospagesës së rrymës elektrike. Ky mos menaxhim i “Sulltanit” ka irrituar banorët e Zhelinës që në rrjetet sociale i ofrojnë Coca Cola për tu larë.

Nga ana tejtër edhe dega  e BDI-së në Zhelinës ka reaguar ashpër për keqmenaxhim të komunës nga Blerim Sejdiu duke e sugjeruar që ta pagujanë rrymën dhe mos të merren me etiketime të fajtoërve në rrjetet sociale

“Facebook-kryetari i Komunës tonë ka gjetur fajtorët kujdestarë për paaftësinë e tij në menaxhim të Komunës. Kur prishet ndriçimi publik fajtorë është udhëheqsia paraprake se i paska “demoluar “ orët e ndriçimit publik; Kur nuk ka ujë Zhelina fajtorë janë disa persona. Për mos realizimin e milionave imagjinare, fajtorë është udhëheqësia paraprake!

Banorë të Zhelinës,

Ka vetëm një arsye se pse Zhelina nuk ka ujë sot. Është e njejta arsye se pse nuk pati ujë edhe një muaj më parë. EVN-ja ka bërë çkyqje për shkak të mospagesës së rrymës elektrike. Zgjidhja është një: të paguash rrymën ndaj EVN-së. Kaq e thjeshtë. Asgjë tjetër, as kërkimi i fajtorëve jashtë vetes nuk të ndihmon dot.Qytetarët paguajnë ujin ndaj Ndërmarjes dhe kanë të drejtë të kenë ujë në çdo kohë.

Këta “Disa Persona” që i ke identifikuar si fajtorë, denoncojë te organet kompetente. Por nuk e bën jo sepse e din mirë se fajtori gjendet brenda teje.

Mjer Zhelina me Facebook-Kryetar!” thuhet në reagimin e degës së BDI-së në Zhelinë.