Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sërish i është kthyer temës së korrigjimit të kufijve.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook thotë se nuk do të ketë ndarje, por bashkim të komunave të Luginës së Preshevës si tërësi me Kosovën.

“Po bashkëngjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news”, shkruan Thaçi në Facebook.