Nuk ndalen tërmetet dhe lëkundjet sizmike për vendin tonë. Nuk mjaftojnë lëkundjet e fundit, por se të tilla janë ndjerë edhe gjatë 24 orëve që kemi lënë pas. Origjina e “shkundjes” këtë herë është në shtetin fqinj, Greqi.

Një tërmet 5.1 ballë Righter goditi mbarë Greqinë. Lëkundjet ishin me pasoja në disa vende të shtetit grek, mirëpo janë ndjerë edhe në vendin tonë. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 kilometra larg Trikalas. Tronditje kishte më së tepërmi në zona jugore të vendit. Lëkundjet kishin intensitet më të fuqishëm në zonën e Korçës dhe atë të Fierit.