Të paktën dy persona kanë vdekur dhe mbi 240 të tjerë janë lënduar, pasi një tërmet i fuqishëm 6,0 ballë goditi perëndimin e Iranit, raportojnë mediat lokale….
Sipas Institutit Sizmiologjik, tërmeti ra në jugperëndim të qytetit Javanrud, që gjendet në provincën Kermanshah. Tërmeti u pasua nga dy dridhje të tjera të tokës, që janë vlerësuar si 4 ballë.
Kjo nuk është hera e parë që Irani goditet nga tërmete të fuqishme. Në Nëntorin e vitit të kaluar, një tërmet prej 7,3 ballë goditi qytetet dhe fshatrat e provincës Kermanshah, duke vrarë të paktën 620 persona dhe plagosur mijëra të tjerë.Ndërkaq në vitin 2003, nga një tërmet 6,6 ballë mbetën të vdekur 26 mijë persona dhe u shkatërrua qyteti historik, Bam.