Temperatura të ulëta rekorde për fundin e verës, prej minus 8,5 gradë Celsius, ishin regjistruar mbrëmë në rajonin Shumava, në pjesën jugore të Çekisë, kumtoi Jana Gujslova, zëdhënëse e Shërbimit Meteorologjik Kombëtar.

Ajo theksoi se gjatë natës ka qenë shumë ftohtë në pjesën më të madhe të vendit, transmeton TASS.

Në tërë Çekinë, përveç Pragës gjatë natës temperatura ishte më e vogël për 10 gradë Celsius. Në rajonin rreth kryeqytetit, ku deri para disa ditëve kishte thatësira të mëdha, ishin matur vetëm 6,5 gradë Celsius.

Ekspertët thonë se temperaturat drastike luhatëse i detyrohen ndryshimeve klimatike në Çeki, të shkaktuara nga ngrohja globale. Si rezultat i asaj, periudhat e nxehtësisë dhe thatësirave do të jenë më të gjata dhe do të ndiqen me ftohje të përnjëhershme.